Nen drejtimin e Shkolles Franceze te Magjistratures se bashku 10 vende partnere evropiane, me mbeshtetjen e Ministrise se Drejtesise, Shkollen Franceze te Avokatures (EFB), dhe me financim te Komisionit Evropian, implementuan me sukses Projektin Just Child.
Projekti eshte pjese e nje serie projektesh Evropiane qe promovojne mbrojtjen e te miturve te pashoqeruar, me ane te eksplorimit te ceshtjeve qe lidhen me te miturit e perfshire ne rrjetet e krimit te organizuar. Projekti synoi zhvillimin e instrumenteve praktik te trajnimit te profesionisteve qe punojne me te rinjte vulnerabel, per t'iu mundesuar atyre te identifikojne dhe adresojne ceshtje konkrete te influences se rrjeteve kriminale.
Projekti ne aktivitetet e tij, seminare dhe konferenca, mblodhi bashke magjistrate, avokate, hetues dhe trajnere te ligjit nga Italia, Hollanda, Belgjika, Spanja, Rumania, Bullgaria, Kosova, Shqiperia dhe Bosnja Hercegovina. Ne pergjigje te sfidave ne rritje te shfrytezimit te te miturve te pashoqeruar nga rrjetet e krimit te organizuar, ky projekt solli si rezultat zhvillimin e rekomandimeve konkrete qe synuan forcimin e mbrojtjes dhe promovimit te respektimit te te drejtave te te miturve ne procedimet penale, ne cilendo pozite te tyre si viktime, deshmitar apo shkeles te ligjit.
Njerin nga produktet e projektit, video udhezuese per profesionistet e ligjit, e gjeni si me poshte ne gjuhet anglisht dhe italisht: