Module Trajnimi E-learning në fushën e Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar.
Në një periudhë ku ekonomia dhe financat po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura dhe komplekse, është thelbësore që sistemi ynë gjyqësor të jetë i pajisur me mjetet e duhura për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procedurave ligjore. Këto module trajnimi në distancëjanë krijuar pikërisht për të mbështetur, gjyqtarët dhe prokurorët, në interpretimin e saktë të provave financiare, duke ofruar një kuptim të thelluar të standardeve kontabël dhe rregulloreve financiare.
Projekti SQARP, në kuadër të të cilit u zhvillua ky udhëzues, përfaqësoi një nismë të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar dhe auditimit në Shqipëri, duke harmonizuar praktikat tona me standardet ndërkombëtare. Projekti, që u mbështet nga Banka Botërore dhe financua nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës së Zvicrës (SECO), pati si synim forcimin e kapacitetit të sistemit gjyqësor për të trajtuar me kompetencë dhe profesionalizëm çështjet që lidhen me financat.
Falë kontributit të projektit kemi sot 4 module që shërbejnë si burim i rëndësishëm të mësuari për zgjidhjen e situatave të ndërlikuara në fushën e kontabilitetit dhe financave.