Buletini Informativ

Të nderuar,

Me kënaqësi ju prezantojmë Buletinin Informativ të Shkollës së Magjistraturës, një instrument i ri komunikimi institucional, i cili synon të informojë në mënyrë të rregullt, të strukturuar dhe transparente mbi veprimtarinë e Shkollës.

Përmes këtij buletini, Shkolla e Magjistraturës synon të ndajë me të gjithë aktorët e përfshirë në programet e formimit fillestar dhe të vazhdueshëm informacion mbi aktivitetet trajnuese, veprimtaritë akademike dhe shkencore, bashkëpunimet institucionale, si dhe zhvillimet me interes për komunitetin e profesionistëve të drejtësisë.

Ky botim do të publikohet periodikisht dhe do të shërbejë si një platformë informuese që pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Shkollës së Magjistraturës për forcimin e cilësisë së formimit profesional të magjistratëve por jo vetëm, si dhe për përmbushjen e standardeve më të mira kombëtare dhe evropiane në fushën e drejtësisë.