Komisioni Disiplinor kryesohet nga Drejtori i Shkollës dhe ka në përbërje:
- një gjyqtar dhe një prokuror, të caktuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës, që nuk janë anëtarë të Këshillit Pedagogjik;
- dy pedagogë efektivë të Shkollës, të caktuar nga Këshilli Pedagogjik;
- dy prej kandidatëve për magjistratë, të zgjedhur çdo vit, me votim të fshehtë, nga Asambleja e Kandidatëve për Magjistratë.