LIGJ
Nr. 115/2016
PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i rregullimit të këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe rregullave në lidhje me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkollës së Magjistraturës.
Neni 2
Parimet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
Sistemi i drejtësisë në Republikën e Shqipërisë qeveriset bazuar në parimet e pavarësisë, llogaridhënies, transparencës dhe të efiçencës.
LIGJ
Nr. 84/2016
PËR RIVLERËSIMIN KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81, 83, pika 1, dhe 179/b, pika 10, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të posaçme për rivlerësimin kalimtar të të gjithë subjekteve të rivlerësimit për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi, sipas parashikimeve të nenit 179/b të Kushtetutës.
LIGJ
Nr. 98/2016
PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithshme dhe i rregullave në lidhje me:
a) organizimin dhe funksionimin e sistemit të gjykatave në Republikën e Shqipërisë;
b) kompetencat dhe madhësitë e gjykatave;
c) organizimin e brendshëm të gjykatave;
ç) funksionimin e administratës së gjykatës;
d) statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë.
2. Ky ligj zbatohet për çdo gjykatë me juridiksion të përgjithshëm dhe gjykatë të posaçme të krijuar me ligj. Lexo më shumë...
LIGJ
Nr. 96/2016
PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i statusit të magjistratëve, duke parashikuar rregulla në lidhje me:
a) të drejtat dhe detyrimet e tyre;
b) pranimin dhe emërimin e tyre;
c) zhvillimin e karrierës dhe mbarimin e mandatit të tyre;
ç) vlerësimin etik dhe profesional të tyre;
d) përgjegjësinë disiplinore, penale dhe civile të tyre;
2. Sipas parashikimeve të këtij ligji, statusi gëzohet ligjërisht nga një person që sapo emërohet në funksion dhe përfundon me mbarimin e statusit të magjistratit.
LIGJ
Nr. 97/2016
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave në lidhje me: a) organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë; b) kushtet, kriteret dhe procedurat për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm; c) marrëdhëniet e prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm me institucionet e tjera shtetërore, me subjekte të tjera publike ose private dhe me publikun; ç) funksionimin e administratës së prokurorisë; d) statusin e nëpunësve civilë të prokurorisë. 2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si dhe për prokuroritë e specializuara që krijohen me ligj të posaçëm, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në ligjet e posaçme.