Procedurat e hartimit të akteve ligjore nënligjore

  • Njoftimi dhe konsultimi publik

-          Programi i Formimit Fillestar

Këshilli I Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, brenda muajit Janar, shpall vendet vakante për kandidatët për gjyqtarë, këshilltar/ndihmës ligjorë dhe prokurorë për vitin e ardhshëm akademik, në bazë të cilave Shkolla e Magjistraturës nis procedurat për zhvillimin e provimit të pranimit, duke bërë publike në faqen zyrtare të saj:

·         njoftimin për zhvillimin e provimit të pranimit

·         Numrin e vendeve vakante për të dy kategoritë

·         Kriteret e pranimit për të dyja kategoritë

·         Periudhën gjatë cilës mund të paraqiteshin kërkesat për aplikim

·         Datat e zhvillimit të provimit të pranimit

·         Programin e provimit të pranimit, ku përfshiheshin temat dhe literatura përkatëse. 

Përpara dhe gjatë realizimit të këtij procesi, Shkolla e Magjistraturës realizon takime ndërgjegjësuese me grupet e interesuara, jurist të diplomuar,studentë që ndjekin studimet brenda dhe jashtë vendit, avokat në profesion, administratë publike etj, për ti njohur me kriteret e pranimit, procedurat për zbatimin e këitj procesi, programet e formimit professional që Shkolla ofron, kohëzgjatjen e tyre etj.

-          Programi Formimit Vazhdues

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë koordinojnë në marrjen e nevojave dhe kërkesave për tematikat e Programit të Formimit Vazhdues të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, përmes kryetarëve të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit, si dhe të prokurorëve të rretheve gjyqësore dhe të apelit dhe lehtësohet nga sistemi “SMVSHM”, i vendosur në dispozicion nga Shkolla e Magjistraturës: https://smvshm.magjistratura.edu.al/

 

  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi

-          Programi i Formimit Fillestar

Shkolla e Magjistraturës përcjell pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë raportin me rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidatëve aplikues për pranimin në Formimin Fillestar për vitin akademik 2019-2020, duke dhënë informacion mbi kandidatët të cilët plotësonin kriteret e pranimit, si dhe kandidatët e skualifikuar për asrye të mos plotësimit të kritereve të pranimit.

Në lidhje me ushtrimin e funksionit të Shkollës së Magjistraturës për provimin e pranimit në programin e formimit fillestar, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas rivlerësimit të kanidatëve, duhet ti përcjellin Shkollës së Magjistraturës opinionet dhe komentet mbi vlerësimin paraprak të dokumentacionit.

-          Programi i Formimit Vazhdues

Në lidhje me ushtrimin e funksionit të Shkollës së Magjistraturës për formimi profesional vazhdues të magjistratëve në detyrë, të avokatëve të shtetit në detyrë, ndihmësave ligjor dhe kancelarëve në detyrë, në gjykata dhe prokurori, si dhe profesioneve të tjera ligjore, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë harton programin e Formimit vazhdues.Për identifikimin e një programi tematik adekuat, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Drejtori i Shkollës dhe personat përgjegjës për Formimin Vazhdues (FV), koordinojnë dhe ndjekin metoda shkencore të vlerësimit të nevojave përmes:

a)      realizimit të takimeve rajonale me gjyqtarë e prokurorë dhe me drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive në rreth dhe në apel;

b)      përgatitjes, mbledhjes dhe analizës së pyetësorëve për të tërhequr interesimin e çdo drejtuesi të gjykatave dhe prokurorive në nivel rrethi e apeli mbi çështjet e praktikës që kanë interes për trajnim;

c)      analizës së rubrikës mbi sugjerime për trajnime të ardhshme që gjendet në çdo pyetësor, të shpërndarë gjatë sesioneve trajnuese;

d)      interesat e evidentuara gjatë realizimit të diskutimeve të drejtpërdrejta gjatë sesioneve trajnuese ose aktiviteteve specifike të natyrës së brainstorm-ing të përcjella nga ekspertët ose/dhe lehtësuesit;

e)      marrjes së mendimit të të gjitha institucioneve të tjera të interesuara për reformën në drejtësi, ose veprimtaria e të cilave është e lidhur me sistemin e drejtësisë;

  • Shqyrtim i komenteve dhe rekomandimeve

-          Programi i Formimit Fillestar

Shkolla e Magjistraturës, vlerëson opinionet dhe komentet e dy Këshillave dhe shpall në faqen zyrtare të saj raportin mbi vlerësimin përfundimtar të kandidatëve që marrin pjesë në provimin e pranimit.

-          Programi i Formimit Vazhdues

Pas mbledhjes së të gjitha nevojave për Formimin Vazhdues, përgjegjësi i Programit të Formimit Vazhdues kujdeset për hartimin e projekt programit tematik, i cili i kalon fillimisht Këshillit Pedagogjik dhe Drejtorit të Shkollës për miratim.

  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Shkollës së Magjistraturës.

-          Lidhur me programet e formimit fillestar, kandidatët për magjistratë, nëpërmjet përfaqësimit janë pjesë e organeve drejtuese të Shkollës së Magjistraturës, formularë dhe pyetësorë

-          Sugjerimet apo kërkesat për tematikat e Programit të Formimit Vazhdues mundësohen përmes komunkimit zyrtar me grupet e intresuara dhe partnerët ndërkombëtare, nëpërmjet sistemit SMVSHM, si dhe publikimit në faqen zyrtare.

 

  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

 

Jonida DRAGOTI

E-mail:  info@magjistratura.edu.al

Tel:         04 2468826

Adresa:  Rr. “Ana Komnena", Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.