Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për plotësimin e (1) një vendi vakant në Sektorin e Formimit Vazhdues:
1. Sekretar shkencor për koordinimin dhe përpunimin e të dhënave - Kategoria: IV-1
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
- Donika Prenga
- Fatbardha Aliko
- Kristi Petrela
- Veton Duraku
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.11.2025, ora 09:30, në adresën: Shkolla e Magjistraturës, Rruga: Ana Komnena, Godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 21.11.2025, ora 09:00, në adresën: Shkolla e Magjistraturës, Rruga: Ana Komnena, Godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë.

Shkolla e Magjistraturës