Shkolla e Magjistraturës ka miratuar Programin Tematik të Formimit Vazhdues 2024-2027.
Ju mund të aplikoni për të marrë pjesë në rolin e ekspertit ose lehtësuesit duke shprehur interesin Tuaj sipas moduleve ose temave të trajnimit në Programin Tematik 2024-2027.
Jeni të lutur të përzgjidhni modulet dhe temat duke plotësuar formatin “Formular Aplikimi”.
E RËNDËSISHME: Ju lutem dërgimi i aplikimit tuaj bashkë me një CV të përditësuar në adresën e email-it ptv@magjistratura.edu.al; deri më datë 30 prill 2026.
Lutemi në respektimin e kësaj date për shkak të miratimit të Kalendarit të aktiviteteve trajnuese në fillim të muajit qershor nga Këshilli Drejtues.
Jeni të lutur të mbani në vëmendje kriteret për të qenë ekspert dhe lehtësues

Shkolla e Magjistraturës