Njoftim - Aktivitet i Shkollës së Magjistraturës dedikuar Ditës së Drejtësisë

Nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” u bënë pjesë e gjyqeve imituese së bashku me kandidatët për magjistratë të vitit të dytë përgjatë muajit prill dhe maj.

Ata morën rolin e gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ndanë mendimet e tyre me kandidatët, punuan intensivisht për të sjellë qasjen e Tyre në gjykimet civile dhe penale që u prezantuan gjatë javës së parë të muajit maj.

Ky bashkëpunim kishte si qëllim reflektimin mbi rëndësinë e drejtësisë në jetën e një vendi, krijimin e respektit dhe besimit ndaj profesionit të magjistratit, si një profesion në shërbim të publikut dhe të paqes sociale në tërësi.

Afrimi i të rinjve me sistemin e drejtësisë dhe përcjellja te ta e mesazheve mbi rëndësinë e respektimit të shtetit dhe të drejtave të njeriut është një sfidë e vazhdueshme që Shkolla e Magjistraturës e shikon me prioritet.

Ky bashkëpunim shërben si një urë lidhëse midis institucioneve të drejtësisë dhe sistemit arsimor parauniversitar.

Përcjellim falënderimet dhe urimet në të mira për gjimnazin “Sami Frashëri” dhe nxënësit e talentuar që morën pjesë në këto aktivitete!