Miratohen ndryshimet në programin e Formimit Fillestar

Shkolla e Magjistraturës miratoi sot ndryshime të rëndësishme në programin e formimit të kandidatëve për magjistratë, avokatë shteti dhe këshilltarë e ndihmës ligjorë. 

Programi i ri është me shumë i orientuar drejt praktikës, i kushton vëmendje të posacme jo vetëm aftesive ligjore por edhe aftësive jo-ligjore, integritetit dhe etikës. Programi i ri qaset drejt mentorimit të kandidatit; drejt përgatitjes së akteve hap pas hapi; drejt bashkëveprimit, analizes, debatit. Aftësitë dhe kompetencat që synohen janë pjesë e perditshmërisë së profesionit. Këto ndryshime adresojnë edhe rekomandimet e Komisionit Europian për Shkollën e Magjistraturës, si detyrime që burojnë në kuadrin e procesit të integrimit në BE. 

Në përfundim të programit të formimit fillestar, kandidatët për gjyqtar, prokuror, avokat shteti dhe ndihmës ligjor do të jenë gati për ti shërbyer sistemit të drejtësisë.