14.04.2026 - Trajnimi për rregullat e provimit të pranimit

Në kuadër të zhvillimit të proceseve përgatitore për Konkursin e Pranimit 2026, sot u zhvillua në Shkollën e Magjistraturës trajnimi me temë: “Mbi rregullat e provimit të pranimit për vitin akademik 2026–2027”.

Në trajnim morën pjesë kandidatët e regjistruar për konkurrim në profilet gjyqtar, prokuror dhe avokat shteti, si dhe monitoruesit e procesit.

Gjatë trajnimit u ofrua informacion i detajuar dhe u shpjeguan fazat e provimit të pranimit, si dhe rregullat që duhen respektuar për një zhvillim sa më efikas të tij.

Në përfundim, sesioni u mbyll me një diskutim në formën e pyetje–përgjigjeve, ku pjesëmarrësit patën mundësi të sqarojnë paqartësi dhe të marrin informacion shtesë mbi aspekte të veçanta të fazave të provimit, si dhe plotësimit të fletës së scan tronit.