Aplikime për Programin Chevening Fellowship 2026

Aplikime për Programin Chevening Fellowship

Janë hapur aplikimet për Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship, një program prestigjioz i financuar nga UK Foreign, Commonwealth & Development Office, i dizajnuar për profesionistë në mes të karrierës me potencial të dëshmuar lidershipi në siguri kibernetike dhe politika kibernetike.

📍 Institucioni pritës: Cranfield University, Defence Academy of the United Kingdom (Shrivenham Campus)
Kohëzgjatja: 10 javë
📅 Periudha: Tetor – Dhjetor 2026

Pjesëmarrësit do të përfitojnë:

  • Njohuri të avancuara mbi politikat dhe strategjitë e sigurisë kibernetike
  • Aftësi praktike në vlerësimin e kërcënimeve, menaxhimin e rrezikut dhe kornizat ligjore
  • Qasje në një rrjet ndërkombëtar ekspertësh dhe vendimmarrësish në fushën e sigurisë kibernetike

Kush mund të aplikojë?

Aplikantët duhet të:

  • Jenë shtetas dhe rezidentë në Shqipëri.
  • Të kenë kualifikim pasuniversitar ose përvojë/trajnim profesional të barasvlershëm në fushë relevante
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune relevante
  • Të kenë përvojë të konsiderueshme në siguri kibernetike ose politika kibernetike (si politikëbërës, akademikë ose ekspertë)

Financim i plotë!

Bursa mbulon plotësisht:

  • Tarifën e programit
  • Shpenzimet e jetesës gjatë gjithë qëndrimit
  • Biletën e avionit (vajtje–ardhje, klasa ekonomike)

🔔 Aplikimet janë të hapura!
Nëse jeni gati të shndërroni përvojën dhe ambicien tuaj në ndikim afatgjatë për vendin dhe rajonin, ju inkurajojmë të aplikoni sa më pare: https://www.chevening.org/fellowship/wbcs/  

Për çdo pyetje shtesë ose nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në një sesion informues online, ju lutemi të shkruani tek ky email Nastjana.musta@fcdo.gov.uk

Ju faleminderit!