Aktivitet Trajnues me Akademine e Kosoves

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Shkollës së Magjistraturës, në datën 7 prill 2026, në ambientet e Shkollës, u realizua aktiviteti trajnues me tematikë “Format e ndikimit të medias te sistemi i drejtësisë dhe komunikimi në kohë “krize”. Situatat që kapin në befasi sistemin e drejtësisë, menaxhimi i tyre për të mos lejuar dëmtimin e imazhit të strukturave të drejtësisë në sytë e publikut” me pjesëmarrjen e magjistratëve nga Kosova dhe magjistratëve nga Shqipëria.

Në aktivitetin lançues përshëndetën Drejtori i Shkollës, Z. Arben Rakipi dhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, Z. Enver Fejzullahu. 

Në aktivitetin trajnues u trajtuan temat subjekt i seminarit të angazhuar nga Shkolla dhe Akademia e Kosovës si format e ndikimit të medias te sistemi i drejtësisë dhe menaxhimi i tentativës për ndikim, dhe sjellja e magjistratit ndaj këtyre formave publike. Tematikat u shoqëruan me raste të praktikës gjyqësore nga Shqipëria dhe Kosova.