Njoftim për kryerjen e procesit të çsekretimit të fazës së dytë (Testit Profesional) për provimin e pranimit për vitin akademik 2025-2026

Njoftohen të gjithë konkurrentët që morën pjesë në fazën e dytë të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës se në datën 6 maj 2025, ora 9:30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës, godina “Poli i Drejtësisë” do të kryhet procesi i çsekretimit (hapja e zarfeve dhe shpallja e rezultateve të secilit kandidat duke bashkuar emrin me numrin e sekretimit dhe rezultatet e tyre).

Procesi i çsekretimit mund të ndiqet në shkollë ose live në youtube. 

LIVE STREAM: http://youtube.com/live/gW4foz2Bcr0

Ju urojmë suksese!