Konkurrimi!
Konkurrimi i drejtë është forca që nxit, rritjen dhe zhvillimin, duke e kthyer çdo sfidë në mundësi për të arritur drejtësinë objektive. Kjo arrihet kur të gjithë kanë mundësi të barabarta për të garuar dhe drejtësia është ajo që siguron këtë mundësi për të gjithë. Drejtësia, barazia dhe pavarësia shenjon misionin kryesor të magjistratit.
Konkurrimi dhe drejtësia janë të lidhura ngushtë dhe për të siguruar që të jetë efektiv dhe produktiv, është thelbësore që ai të zhvillohet në një mjedis të drejtë. Besimi tek konkurrimi i drejtë dhe gara e barabartë, kanë qënë shtysa për të konkuruar në Shkollën e Magjistraturës. Një sfidë që vazhdon çdo ditë, në garë me kohën, për t’u bërë magjistrat dhe për të dhënë një kontribut të vlefshëm për sistemin e drejtesisë.
Konkurrimi nuk është luftë për t’u fituar, por një mundësi për të zbuluar kufijtë e mundësive tona, në kushte të barabarta, si premisë për të nxjerrë profesionistë të specializuar dhe të aftë për të kontribuar për një botë më të mirë ku themelet e së cilës janë drejtësia.
Kandidate Anxhela LALAJ