Memorandum Bashkëpunimi me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Shkolla e Magjistraturës dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar, sot në 17 nëntor 2022, Memorandumin e bashkëpunimit mbi bashkërendimin e ndërsjellët e reciprok të veprimtarisë institucionale. Ky memorandum sa si qëllim shkëmbimin e përvojave dhe  nxitjen e organizimit dhe zhvillimit te veprimtarive të formimit profesional të punonjësve të stafit të KMD. Formati i bashkëpunimit do të jenë aktivitete për të përmirësuar dhe garantuar aftësitë profesionale në lidhje me legjislacionin për mbrojtjen nga diskriminimi  ndërthurur me praktikat më të mira ndërkombëtare në kuadër të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe më veçanërisht në fushën e të drejtës për mosdiskriminim, si dhe promovimin e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve.