LEKSION I HAPUR “INTEGRITETI DHE LIDERSHIPI NË PËRGJITHËSI"

Shkolla e Magjistraturës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në leksionin e hapur me temë: “Integriteti dhe lidershipi në përgjithësi. Drejtimi i prokurorisë në veçanti”.

Aktiviteti do të zhvillohet në datë 26 nëntor 2024, ora 15.00, në sallën e “Amfiteatrit” të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Tema do të trajtohet nga z. Ben Sëagerman, prokuror hollandez, i njohur tashmë në Shqipëri nëpërmjet projekteve me në qendër shkëmbimin e eksperiencave midis prokurorëve dhe krijimin e urave lidhëse për bashkëpunim ndërkombëtar.