Shpallje 1 (një) vend vakant – Nëpunës informacioni

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në mbështetje të nenit 251, pika 3, dhe të nenit 275, pika 4, të ligjit nr. nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (i ndryshuar);  të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe të akteve nënligjore në fuqi, Shkolla e Magjistraturës, shpall procedurën e konkurimit për vendet e lira:

1 (një) vend vakant “Nëpunës informacioni”

Klasa –II, Kreu I/1 (VKM nr.326, datë 31.5.2023, i ndryshuar)

 

1. Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin, si më sipër është: mban çelësat e institucionit, kujdeset për hapjen dhe mbylljen e institucionit, komunikon në hyrje me publikun, përcjell informacionin dhe telefonatat në sektorët përkatës, regjistron në regjistrat përkatës personat hyrës-dalës në institucion.

 

2. Kriteret për aplikim: 

- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar; 

- Të jetë i/e aftë për punë; 

- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë; 

-Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës; 

 

3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur: 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë: 

  1. Kërkesë për pozicionin që po aplikohet; 
  2. Jetëshkrimi;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
  4. Fotokopje e diplomës së shkollës së mesme dhe lista e notave e noterizuar;
  5. Fotokopje të librezës së punës (në rast se ka);
  6. Vetëdeklarim të  gjendjes gjyqësore (https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf);
  7. Raport mjekësor i aftë për punë;
  8. Vërtetim nga institucioni/et ku mund të ketë punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi (në rast se ka);
  9. Letër reference (nëse ka).

Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

4. Mënyra dhe afatet e dorëzimit:  Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin në protokollin e Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 10.10.2025.

 

5. Mënyra e përzgjedhjes: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me njohuritë, aftësitë dhe kompentencën në lidhje me punën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.