1/11/2024 - SHPALLJE VETËM PËR NËPUNËS CIVILË, PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE Përgjegjës pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit pranë Shkollës së Magjistraturës

SHPALLJE VETËM PËR NËPUNËS CIVILË,

PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR
NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE

Përgjegjës pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit pranë Shkollës së Magjistraturës

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

 

 1  (një) vend vakant - Përgjegjës pranë të Teknologjisë së Informacionit - Kategoria: III-1

 

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

15/11/2024

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

 

20/11/2024

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË

 


   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

 

  1. Ndjek dhe zbaton rregullat e sigurisë së përpunimit dhe ruajtjes së informacionit; kujdeset për përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të institucionit, si dhe kujdeset për furnizimin me pajisjet e nevojshme të planifikuara më parë në buxhetin e institucionit, sipas propozimit të sektorëve dhe kërkesave të tyre për mbarëvajtjen e punës.
  2. Përgjigjet për menaxhimin e pajisjeve teknologjike si: identifikimin e nevojave për personelin, trajnimin e fillestarëve, trajnimin e vazhduar etj. Ndjek e kontrollon, lidhjen dhe zbatimin e kontratave dhe shërbimeve të ofruara nga operatorë të ndryshëm për realizimin e plotësimit të nevojave të kërkuara.
  3. Administron dhe menaxhon procesin e vlerësimit elektronik për fazën e parë të provimit të pranimit nëpërmjet pajisjes Scantron, si dhe koordinon punën për realizimin eficent të etapave të tjera të provimit në aspektin e fushës teknologjike. 
  4. Harton dhe përpilon raporte të ndryshme dhe rregullore që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit; kontrollon të dhënat mbi përditësimin në faqen e internetit.
  5. Kryen paraqitjen e parashikimit të investimeve për buxhetin vjetor, rakordimet me sektorin e financës dhe magazinën për pjesën e pajisjeve teknologjike.
  6. Përpilimin e shkresave dhe dokumentacionit për përfitimin e shërbimeve të ndryshme qeveritare si dhe mbajtja e korrespondencës me institucionet bashkëpunuese qeveritare.
  7. Ndjek vlerësimin periodik dhe atë përfundimtar të punonjësve në varësi. Ndjek zbatimin e disiplinës dhe etikës në punë.
  8. Riparon, formaton kompjuterat e punonjësve, kryen shërbimet dhe riparimet e printerave, fotokopjeve.
  9. Planifikon, instalon dhe koordinon me Sektorin e Formimit Fillestar për provimet vjetore të magjistratëve.
  10. Përgjegjës administrimin dhe mirëmbajtjen e serverëve, që posedon Shkolla e Magjistraturës.

 

1LËVIZJA PARALELE


Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 

 

1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA


Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III); 
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion dhe me përvojë menaxheriale, preferohet në fushën akademike, specializime dhe formime të fushës,
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.

 

1.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT


Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë protokollit  të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 15/11/2024

 

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Në datën 18/11/2024 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

 

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA


Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi. 
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  7. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore;
  8. Ligji nr.10273, datë 29.04.2010, “Për dokumenin elektronik” (i ndryshuar);
  9. Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;
  10. Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  11. Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  12. Legjislacioni për krimin kibernetik (https://qti.al/wp-content/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);
  13. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

 

1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar: Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

2NGRITJA NE DETYRE

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 20/11/2024. 


Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë. 

 

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA


Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë: 
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda njërës nga kategoritë IV-1, IV-2, IV-3 ose IV-4; 
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë". 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion dhe me përvojë menaxheriale, preferohet në fushën akademike, specializime dhe formime të fushës,
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.

 

2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.


Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë protokollit  të Shkollës së Magjistraturës.


Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 20/11/2024 

 

2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Në datën 25/11/2024, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail)

 

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA


Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi. 
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  7. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore;
  8. Ligji nr.10273, datë 29.04.2010, “Për dokumenin elektronik” (i ndryshuar);
  9. Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;
  10. Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  11. Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  12. Legjislacioni për krimin kibernetik (https://qti.al/wp-content/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);
  13. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.


Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. 

 

2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” 

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe stendat e informimit të publikut, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:


- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;

- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data: 25/11/2024