08.01.2025 - SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE - 1 (një) vend vakant Sekretar titullari

Në mbështetje të nenit 19 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 251, pika 3 dhe të nenit 275, pika 4, të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës nr.43, dt.19.12.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.48, dt.28.12.2015”, të ndryshuar si edhe të akteve të tjera nënligjore në fuqi, Shkolla e Magjistraturës, shpall procedurat e konkurrimit për këtë pozicion vakant:

1 (një) vend vakant  Sekretar titullari

 

  1. Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:

 

  1. Plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumenteve nga sektorët e Shkollës, duke bërë evidentimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi; 
  2. Ndjek dhe konfirmon agjendën e mbledhjeve brenda dhe jashtë institucionit për drejtorin e Shkollës;
  3. Planifikon dhe kujdeset për shërbimin e pritjes dhe përcjelljes në zyrën e Drejtorit;
  4. Ai ka përgjegjësi për zbatimin dhe informimin lidhur me respektimin e ligjit dhe të rregullave të funksionimit të institucionit;
  5. Plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumenteve nga sektorët e Shkollës, duke bërë evidencimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi, duke ia përcjellë Drejtorit;
  6. Formulon, analizon dhe siguron informacion për mjetet e komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun për qartësimin, sqarimin dhe thjeshtëzimin e veprimeve dhe të shkresave administrative të institucionit, si dhe është përgjegjës për përpilimin, për pritjen, informimin dhe shqyrtimin, korrekt të kërkesave të Drejtorit; 
  7. Kujdeset për shërbimin e pritjes dhe përcjelljes në zyrën e Drejtorit, për përgatitjen dhe realizimin e vizitave zyrtare në institucion sipas llojit dhe rëndësisë së vizitës; për aktivitetet zyrtare formale dhe joformale, në përputhje me rregullat e parashikuara në ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë;
  8. Bashkëpunon me sektorët për mbarëvajtjen e proceseve të punës;
  9. Asiston dhe përgatit aktet e nevojshme që lidhen me vendimet përgjatë procesit të rekrutimit të kandidatëve, funksionimit të Këshillit Pedagogjik dhe Këshillit Drejtues të Shkollës;
  10. Çdo veprimtari tjetër që i ngarkohet posaçërisht nga ana e Drejtorit të Shkollës. 
  11. Kujdeset për pajisjet e nevojat logjistike të zyrës së Drejtorit të Shkollës dhe i merr në dorëzim ato.

 

2. Kriteret për aplikim: 

 

- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;

- Të jetë i/e aftë për punë;

- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;

- Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës.

 

3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:

a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore; 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.

 

4. Kualifikimet e kërkuara: 

a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: drejtësi, shkenca komunikimi, shkenca sociale, gazetari, gjuhë-letërsi, marrëdhënie me publikun, gjuhë e huaj etj.

b) Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.). 

c) Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

 

5. Mënyra dhe afatet e dorëzimit:  Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së protokollit të Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 15 janar 2025.

 

6. Mënyra e përzgjedhjes: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me njohuritë, aftësitë dhe kompentencën në lidhje me punën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.