Lloji i diplomës "Master Profesional". Niveli minimal i diplomës "Master Profesional".
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
1 (një) vend vakant – Sekretar shkencor për praktikën paraprofesionale dhe profesionale - Kategoria: IV-1
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
18/1/2025
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
23/1/2025
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Bashkëpunon me pedagogun përgjegjës të praktikës paraprofesionale, pedagogun koordinator të praktikës paraprofesionale dhe profesionale, përgjegjësit e stazhit paraprofesional dhe magjistratët udhëheqës/mentorët pranë gjykatave e prokurorive, për të ndjekur dhe kontrolluar në vijimësi veprimtarinë praktike të kandidatëve gjatë zhvillimit të praktikës paraprofesionale duke treguar kujdes të posaçëm në:
- Ndjekjen e programit të praktikës, rregullave procedurale, rregullave të etikës profesionale dhe atyre që lidhen me veprimtarinë e gjyqtarit, prokurorit a nëpunësit në organet e sistemit të drejtësisë, gjatë zhvillimit të stazhit paraprofesional dhe profesional.
- Raportimin te Drejtori i Drejtorisë së Formimit profesional të rasteve të mungesave të kandidatëve në programin dhe veprimtaritë që zhvillohen gjatë stazhit paraprofesional dhe profesional.
- b. Mbledh dhe kujdeset për administrimin e dosjeve individuale të kandidatëve në lidhje me praktikën e zhvilluar;
- Në fund të praktikës paraprofesionale, merr në dorëzim nga përgjegjësi i stazhit regjistrin me frekuentimin e kandidatëve, si dhe një vlerësim përshkrues për kandidatët në përgjithësi, bashkë me tabelën e vlerësimit me pikë për çdo kandidat.
- Në përfundim të secilës prej periudhave të stazhit profesional merr nga magjistrati udhëheqës/mentori formularin e vlerësimit për kandidatin për magjistrat që ai udhëheq si edhe nga ky i fundit formularin e vlerësimit për magjistratin udhëheqës.
- Hedh në SMVSHM të dhënat e kandidatit që lidhen me praktikën paraprofesionale dhe profesionale përfshirë vendin ku ka kryer stazhin, përgjegjësin e stazhit, magjistratin udhëheqës, frekuentimin, vlerësimin përshkrues dhe tabelën e vlerësimit me pikë si edhe kujdeset t’i administrojë këto të dhëna në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale.
- ë. Kujdeset për funksionimin dhe pajisjen e kandidatëve me logjistikën e duhur për realizimin e procesit të praktikave paraprofesionale dhe profesionale.
- Përgatit dosjet e kandidatëve qe kanë përfunduar programin e formimit fillestar. dhe i nis ato për në Këshillin e Lartë Gjyqësor për emërimet e kandidatëve për magjistratë profili gjyqtar dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për kandidatët për magjistratë profili prokuror.
- Mban dhe administron dosjet individuale të kandidatëve gjatë praktikës, evidencat e frekuentimit të praktikës nga kandidatët, informacion të cilin ia paraqet përgjegjësit të sektorit Formimit Fillestar, eprorit të hierarkisë.
- Merr pjesë në takimet periodike që zhvillon Pedagogu koordinator i praktikës paraprofesionale me përgjegjësit e stazhit.
- Merr pjesë në procesin e organizimit të provimit të pranimit për:
a) Pranimin dhe disponimin e kërkesave dhe dokumentacionet detyruese për regjistrimin në provimin e pranimit për kandidatët për magjistratë, avokatë shteti, ndihmës ligjorë dhe kancelarët që ndjekin Programin e Formimit Fillestar;
b) Analizimin dhe sigurimin e informacionit mbi listën e kandidatëve të cilët konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, për kandidatët për magjistratë/ndihmës ligjorë/avokatë shteti, të cilët shpallen fitues në provimin e pranimit, me të dhënat mbi adresën, telefonin (mobile dhe fiks), faksin dhe e-mail-in dhe e përditëson atë; nëpërmjet platformës elektronike (SMVSHM).
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të ketë formim universitar
- Jo më pak se 3 (tre) vite përvojë pune.
- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.).
- Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
d- Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës
e - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
f - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
g - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
h – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;
i - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
j - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
k - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
l- Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 20/1/2025, do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
- Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
- Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
- Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
- Ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës.
2 | PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 24/1/2025.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a - Të jetë shtetas shqiptar;
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të ketë formim universitar
- Jo më pak se 3 (tre) vite përvojë pune.
- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.).
- Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 23/1/2025.
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 24/1/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
- Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
- Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
- Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
- Ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a - Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës, faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 24/1/2025.