04/12/2024 - SHKOLLA E MAGJISTRATURËS NJOFTIM MBI DATËN E TESTIMIT ME SHKRIM DHE INTERVISTËS SË STRUKTURUAR ME GOJË

Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të Kreut V, neni 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, (i ndryshuar) si edhe Kreut VII të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në vijim të njoftimit të kandidaturave të kualifikuara për në fazën e testimit me shkrim për plotësimin e vendeve vakante “Sekretar shkencor për publikimet” dhe “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, njofton se:

 

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 5.12.2024, ora 08.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës. 
  • Intervista e strukturuar me gojë në datën 5.12.2024, ora 12.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.