SHPALLJE VETËM PËR NËPUNËS CIVILË, PËR LËVIZJE PARALELE, PËR NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
1 (një) vend vakant - Përgjegjës pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit - Kategoria: III-1
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
13/06/2025
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
18/06/2025
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
NGRITJE NË DETYRË
18/06/2025
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
a) Ndjek dhe zbaton rregullat e sigurisë së përpunimit dhe ruajtjes së informacionit; kujdeset për përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të institucionit, si dhe kujdeset për furnizimin me pajisjet e nevojshme të planifikuara më parë në buxhetin e institucionit, sipas propozimit të sektorëve dhe kërkesave të tyre për mbarëvajtjen e punës.
b) Përgjigjet për menaxhimin e pajisjeve teknologjike si: identifikimin e nevojave për personelin, trajnimin e fillestarëve, trajnimin e vazhduar etj. Ndjek e kontrollon, lidhjen dhe zbatimin e kontratave dhe shërbimeve të ofruara nga operatorë të ndryshëm për realizimin e plotësimit të nevojave të kërkuara.
c) Administron dhe menaxhon procesin e vlerësimit elektronik për fazën e parë të provimit të
pranimit nëpërmjet pajisjes Scantron, si dhe koordinon punën për realizimin eficent të etapave të tjera të provimit në aspektin e fushës teknologjike.
d) Administron dhe menaxhon procesin e provimeve që zhvillohen gjatë vitit akademik, për
sigurimin dhe mirëmbajtjen e bazës materiale logjistike për teknologjinë e informacionit si
laptop, pritntera si dhe regjistrimin e këtij procesi, në zbatim të legjislacionit në fuqi.
e) Administron dhe menaxhon procesin e vlerësimit elektronik për fazën e parë të provimit të
pranimit nëpërmjet pajisjes Scantron, si dhe koordinon punën për realizimin eficent të etapave të tjera të provimit në aspektin e fushës teknologjike.
f) Harton dhe përpilon raporte të ndryshme dhe rregullore që kanë të bëjnë me teknologjinë e
informacionit; kontrollon të dhënat mbi përditësimin në faqen e internetit.
g) Kryen paraqitjen e parashikimit të investimeve për buxhetin vjetor, rakordimet me sektorin e financës dhe magazinën për pjesën e pajisjeve teknologjike.
h) Përpilimin e shkresave dhe dokumentacionit për përfitimin e shërbimeve të ndryshme qeveritare si dhe mbajtja e korrespondencës me institucionet bashkëpunuese qeveritare.
i) Ndjek vlerësimin periodik dhe atë përfundimtar të punonjësve në varësi. Ndjek zbatimin e
disiplinës dhe etikës në punë.
j) Riparon, formaton kompjuterat e punonjësve, kryen shërbimet dhe riparimet e printerave,
fotokopjeve.
k) Planifikon, instalon dhe koordinon me Sektorin e Formimit Fillestar për provimet vjetore të magjistratëve.
l) Përgjegjës administrimin dhe mirëmbajtjen e serverëve, që posedon Shkolla e Magjistraturës.
m) Harton, përditëson dhe respekton “Rregulloren për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në Shkollën e Magjistraturës”, “Rregulloren mbi parimet dhe rregullat e përgjithshme për sigurinë e informacionit në Shkollën e Magjistraturës” dhe Rregulloren për administrimin dhe menaxhimin e procesit të vlerësimit elektronik, të fazës së parë provimit të pranimit”, nëpërmjet pajisjes scan tron.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion dhe me përvojë menaxheriale.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;
j - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
k - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
l – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë protokollit të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 13/06/2025
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 17/06/2025 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
- Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
- Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
- Ligji nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore;
- Ligji nr.10273, datë 29.04.2010, “Për dokumenin elektronik” (i ndryshuar);
- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;
- Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Legjislacioni për krimin kibernetik (https://qti.al/wp-content/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);
- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar: Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
2 | NGRITJA NE DETYRE |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 18/06/2025.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda njërës nga kategoritë IV-1, IV-2, IV-3 ose IV-4;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë".
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion dhe me përvojë menaxheriale.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;
j - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
k - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
l – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë protokollit të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 18/06/2025
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 20/06/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
- Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
- Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
- Ligji nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore;
- Ligji nr.10273, datë 29.04.2010, “Për dokumenin elektronik” (i ndryshuar);
- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;
- Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Legjislacioni për krimin kibernetik (https://qti.al/wp-content/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);
- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe stendat e informimit të publikut, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data: 20/06/2025
3 | PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 20/06/2025.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatë jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kriteret e veçanta.
3.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a - Të jetë shtetas shqiptar;
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion dhe me përvojë menaxheriale.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
3.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë protokollit të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit në shërbimin civil duhet të bëhet brenda datës: 18/06/2025
3.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 20/06/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në shërbimin civil do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
3.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
- Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
- Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
- Ligji nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore;
- Ligji nr.10273, datë 29.04.2010, “Për dokumenin elektronik” (i ndryshuar);
- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;
- Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Legjislacioni për krimin kibernetik (https://qti.al/wp-content/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);
- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
3.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe stendat e informimit të publikut, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure: