NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI PËR TË MARRË PJESË SI STAF AKADEMIK I JASHTËM NË PROGRAMIN E FORMIMIT FILLESTAR, PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025, NGA RADHËT E MAGJISTRATËVE

Shkolla e Magjistraturës do të nisë Programin e Formimit Fillestar për kandidatët për magjistratë dhe ndihmës ligjorë në datë 7 tetor 2024. 

Ju mund të aplikoni për të marrë pjesë në rolin e pedagogut të jashtëm, pedagogut në dispozicion, specialistit dhe asistent pedagogut duke shprehur interesin Tuaj sipas lëndëve të përcaktuara në Planin mësimor të vitit akademik 2023-2024.

Jeni të lutur të mbani në vëmendje kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

E RËNDËSISHME: Aplikimet Tuaja mund ti dorëzoni me email në adresën info@magjistratura.edu.al; deri më datë 16 shtator 2024.

Lutemi në respektimin e kësaj date për shkak të miratimit të listës së stafit pedagogjik në Këshillin Pedagogjik dhe në Këshillin Drejtues brenda muajit shtator.