Shkolla e Magjistraturës nisi sot vitin e ri akademik 2024-2025.
Këtë vit akademik filluan studimet në vitin e parë të Formimit Fillestar gjashtëdhjetë e dy studentë, nga të cilët njëzet kandidatë për gjyqtarë, njëzet e gjashtë kandidatë për prokurorë, dymbëdhjetë ndihmës ligjorë dhe katër subjekte rivlerësimi.
Kandidatët për magjistratë u përshëndetën nga trupa pedagogjike e Shkollës së Magjistraturës, e cila u uroi një vit të mbarë akademik.
Si çdo vit, kandidatët për magjistratë u ftuan të bëjnë betimin e magjistratit, formulë e cila do t’i ndjekë gjatë gjithë karrierës së tyre profesionale.