Shkolla e Magjistraturës dhe Akademia e Drejtësisë së Turqisë kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar, sot në 3 Tetor 2022, Memorandumin e Mirëkuptimit me fokus bashkëpunimin reciprok në trajnimin profesional të gjyqtarëve dhe kandidatëve për magjistratë.
Duke u bazuar në parimet dhe vlerat e përbashkëta gjyqësore dhe ligjore dhe nevojën për të vijuar dhe forcuar bashkëpunimin ekzistues në fushat gjyqësore dhe ligjore, dhe duke besuar në rolin vendimtar të magjistratëve dhe kandidatëve për magjistratë në përmirësimin e funksionimit dhe performancës së gjyqësorit dhe prokurorisë, të dy institucionet e formimit profesional gjyqësor arritën marrëveshje për realizimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit.
Formati i bashkëpunimit do të jenë aktivitete të tilla si simpoziume, konferenca, ëorkshop-e, seminare, punë kërkimore dhe shkëmbim programesh trajnimi, si dhe stazhe dhe vizita në institucionet gjyqësore përkatëse për marrjen dhe shkëmbimin e përvojës. Synimi i aktiviteteve që do të realizohen bashkërisht do të synojë përmirësimin e trajnimit dhe forcimin e lidhjeve miqësore të të dy Institucioneve me synimin e shkëmbimit të njohurive dhe përvojës në kuadër të përfitimit reciprok.