Në bashkëpunim me Akademinë e të Drejtës Evropiane – ERA, po zhvillohet një vizitëstudimore e kandidatëve të vitit të tretë 2025-2026, të profilit Gjyqtar në Akademinë e tëDrejtës Evropiane, ERA dhe në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian gjatë 2-3 dhjetorit 2025. Ky aktivitet synon të rrisë njohuritë praktike dhe përvojën ndërkombëtare tëkandidatëve për magjistratë në fushën e së drejtës evropiane, duke i ekspozuar ata ndajfunksionimit real të institucioneve gjyqësore të Bashkimit Evropian (BE).
Nëpërmjet kësaj vizite pune në GJED dhe pjesëmarrjes në një ditë trajnimi intensiv nëAkademinë Evropiane për të Drejtën (ERA) në Trier, kandidatët do të fitojnë një kuptim tëdrejtpërdrejtë mbi zbatimin praktik të parimeve të së drejtës evropiane dhe ndikimin e saj nësistemet kombëtare të drejtësisë.
Ky vizitë pune, nëpërmjet:
• Rritjes së kompetencave të kandidatëve për të interpretuar dhe zbatuar të drejtën e BE-së nënivel kombëtar;
• Zhvillimit të një qasjeje krahasimore mbi standardet e pavarësisë gjyqësore dhe të drejtëspër një proces të rregullt ligjor;
• Forcimit të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me GJED dhe ERA si institucionepartnere për trajnime të mëtejshme;
do të ndihmojë në:
• Harmonizimin e kuadrit profesional të magjistratëve shqiptarë me standardet e BE-së;
• Forcimin e përgatitjes teorike dhe praktike për integrimin evropian në drejtësi;
• Zhvillimin e kulturës së bashkëpunimit ndërkombëtar në sistemin gjyqësor.






Shkolla e Magjistraturës