Sot, Shkolla e Magjistraturës hapi zyrtarisht vitin e ri akademik 2025–2026, duke mirëpritur brezin e ri të kandidatëve në Programin e Formimit Fillestar.
Këtë vit akademik vitin e parë të trajnimit e filluan tridhjetë kandidatë, nga të cilët njëmbëdhjetë kandidatë për gjyqtarë, tetë kandidatë për prokurorë, pesë kandidatë për avokat shteti, dy ndihmës ligjorë, tre këshilltarë ligjorë dhe një subjekt rivlerësimi. Kandidatët u ftuan të bëjnë në mënyrë simbolike betimin e magjistratit, si shprehje e vullnetit për të marrë përsipër rolin e rëndësishëm që ata pritet të kenë në të ardhmen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Në vitin e dytë vijojnë trajnimin dyzet e pesë kandidatë për magjistratë dhe në vitin e tretë vijojnë praktikën profesionale gjashtëdhjetë e tre kandidatë për magjistratë.