Misioni i ekspertëve nga SSR

Në vijim të aktiviteteve zbatuese të Projektit të Binjakëizmit me BE “Fuqizimi i efikasitetit, integritetit dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë me anë të përmirësimit të kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Magjistraturës”, u zhvillua gjatë datave 9 dhe 10 janar misioni i ekspertëve të Komponentit I të projektit që fokusohet në Programin e Formimit Fillestar. 

Në takimet e zhvilluara gjatë dy ditëve morën pjesë Drejtori i SHM, Z. Arben Rakipi, pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm të Shkollës, si dhe përfaqësuesit e Qendrës së Studimeve Gjyqësore të Hollandës që drejtojnë Komponentin I të projektit, kryesuar nga Znj. Margret Blaise, Kryetare e Bordit Drejtues të Qendrës Holandeze.

Gjatë takimeve u trajtuan çështje të ndryshme përsa i takon rishikimit dhe riorganizimit të Programit Mësimor të Formimit Fillestar dhe më konkretisht fillimi i procesit të rishikimit të gruplëndëve kryesore në drejtim të metodologjisë, strukturës së vlerësimit, përfshirjes në strukturë të elementeve të shkrimit dhe arsyetimit të akteve, çështjeve të etikës profesionale si dhe programi i mentorimit. Njëkohësisht u përcaktua dhe kalendari i veprimeve deri në pasjen e Programit të ri Mësimor për Formimin Fillestar.