Aktivitet Trajnues: Natyra e marrëdhënies së punës midis administratorit dhe shoqërisë tregtare, në shoqëritë e kapitalit

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 13 Shkurt 2023 aktivitetin me temë 

“Natyra e marrëdhënies së punës midis administratorit dhe shoqërisë tregtare, në shoqëritë e kapitalit. Natyra e padisë për zgjidhjen e pasojave financiare.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Artan Hajdari

Alma Kodraliu

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Administrimi dhe përfaqësimi i shoqërive të kapitalit. 
  • Natyra juridike e organit të administrimit, në funksionin e brendshëm të shoqërisë. Emërimi dhe shkarkimi i administratorit.
  • Teorite dominuese mbi përfaqësimin e shoqërisë nga ana e administratorit dhe pasojat në funksionin e jashtëm të shoqërisë. 
  • Përgjegësitë e Administratorit. Parakushtet e përgjegjësisë dhe  pasojat. 
  • Kërkimet e shoqërisë dhe palëve të treta, si dhe të drejtat e ortakëve të pakicës ndaj administratorëve.
  • Natyra juridike e mardhënies së punës administrator – shoqëri, sipas LSHT.
  • Dallimi nga mardhënia juridike e punës rregulluar nga Kodi Punës.
  • Palët në kontratë. Forma e kontratës. Zgjidhja e kontratës. 
  • Paditë për shpërblimin e administratorit dhe zgjidhja e pasojave financiare nga gjykata.