AKTIVITET TRAJNUES: 18 dhjetor 2025

Shkolla e Magjistraturës, më datë 18 dhjetor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: Kontrolli kushtetues incidental. Kontrolli konventor dhe kushtetues nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm: roli i gjyqtarit të zakonshëm për zbatimin e drejtpërdrejtë të standardeve konventore dhe kushtetuese, të jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe të GJK-së; autoriteti detyrues dhe bindës në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe të GJK-së; arsyetimi në vendimet gjyqësore dhe interpretimi pajtues; elementet dhe arsyetimi i balancuar; kontrolli nëpërmjet interpretimit pajtues. Kontrolli nëpërmjet vënies në lëvizje të gjykimit kushtetues; kushtet, kriteret dhe efektet e tij në garantimin e shtetit të së drejtës", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Sokol Sadushi dhe Sokol Berberi

Qëllimi i këtij trajnimi është: të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e gjyqtarëve për të ushtruar kontrollin konventor dhe kushtetues, sipas rastit në praktikë, nëpërmjet zbatimit të drejtpërdrejtë, interpretimit pajtues dhe vënies në lëvizje të kontrollit kushtetues indcidental.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Ekuilibri i kontrollit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë;
  • Kufijtë dhe juridiksioni i gjykatave të juridiksionit te zakonshëm në çështjet e kushtetutshmërisë;
  • Juridiksioni i gjykatave kushtetuese në çështjet e ligjshmërisë;
  • Jurisprudenca e GJK si autoritet detyrues;
  • Përcaktimi i standardeve detyruese nga jurisprudenca e GJK;
  • Zbatimi i drejtpërdrejtë i jurisprudencës së GJK nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm;
  • Kontrolli kushtetues incidental, kushtet dhe kriteret;
  • Shqyrtimi i kërkesës së gjyqtarit për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit nga GJK;
  • Efektet e vendimeve të GJK në përfundim të kontrollit incidental.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.