AKTIVITET TRAJNUES: 15 tetor 2025

Shkolla e Magjistraturës, më datë 15 tetor 2025, po zhvillon aktivitetin trajnues me temë: “Marrja e statusit të të pandehurit. Akti i njoftimit të akuzës, karakteristikat. Pavlefshmëria e aktit të njoftimit të akuzës, pasojat e pavlefshmërisë. Ndryshimi, plotësimi dhe saktësimi i akuzës. Kuptimi dhe zbatimi i tyre në praktikë. Rimarrja e cilësisë së të pandehurit pas prishjes së vendimit dhe efektet ligjore.", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Sotir Kllapi dhe Klodian Kurushi

Lehtësues: Erlanda Agaj

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të aftësohen magjistratët në zbatimin korrekt dhe sipas qëndrimeve të Gjykatës së Lartë, të dispozitave procedurale penale që lidhen akuzën, ndryshimin, plotësimin, saktësimin e saj dhe rimarrjen e cilësisë së të pandehurit, pas prishjes së vendimit..

Trajnimi po realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues po trajtohen tema të ndryshme, si:

  • Marrja e statusit të të pandehurit. Akti i njoftimit të akuzës, karakteristikat. Pavlefshmëria e aktit të njoftimit të akuzës, pasojat e pavlefshmërisë. 
  • Ndryshimi, plotësimi dhe saktësimi i akuzës. Kuptimi dhe zbatimi i tyre në praktikë. Rimarrja e cilësisë së të pandehurit pas prishjes së vendimit dhe efektet ligjor
  • Standardet e GJEDNJ për akuzën. Raste praktike nga praktika e Gjykatës së Lartë.

Në këtë aktivitet trajnues marrin gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.