Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare, organizoi në datë
30 Tetor 2023 aktivitetin trajnues me temë:
Vrasjet e grave (femicidi) dhe tentativa për femicid.
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
- Znj. Aurela Anastasi, eksperte.
- Znj. Irida Kacerja, eksperte
- Z. Sokol Pina, ekspert
- Znj. Xhoana Mehmetaj, Lehtësuese
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Kuptimi i femicidit;
- vrasjet e grave si rezultat i dhunës nga partneri intim;
- vrasjet e grave të akuzuara për magji;
- vrasjet “për nder” të grave dhe vajzave;
- vrasjet e grave në kontekstin e konflikteve të armatosura;
- vrasjet për shkak të prikës ose pajës;
- vrasjet e grave aborigjene dhe indigjene;
- format ekstreme të vrasjeve me dhunë të grave;
- vrasjet që lidhen me orientimin seksual dhe me identitetin gjinor, etj;
- Femicidi sipas Deklaratës së Vienes;
- Shkalla e përhapjes se femicidit;
- Statistika për femicidin;
- Praktikë gjyqësorë;
- Diskutim.