Aktivitet trajnues me temë: Problematikat gjyqësore të lidhura me gjykimin e çështjes brenda një afati të arsyeshëm.

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, organizoi në datë 

17 Nëntor 2023 aktivitetin trajnues me temë: 

Problematikat gjyqësore të lidhura me gjykimin e çështjes brenda një afati të arsyeshëm. Jurisprudenca e gjykimit të zakonshëm dhe e gjykimit kushtetues.

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

  • Znj. Holta Zaçaj, eksperte.
  • Znj. Fiona Papajorgji, eksperte
  • Znj. Alda Sadiku, Lehtësuese

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  1. Problematikat gjyqësore të lidhura me gjykimin e çështjes brenda një afati të arsyeshëm. Jurisprudenca e gjykimit të zakonshëm dhe e gjykimit kushtetues;
  2. Zhvillimi i juridiksionit kushtetues; 
  3. Juridiksioni i GJK – Reforma në drejtësi; 
  4. Kriteret e legjitimimit; 
  5. Kriteret për vlerësimin e kohëzgjatjes së arsyeshme, sjellja e kërkuesit, kompleksiteti i çështjes, sjellja e autoriteteve, rëndësia e asaj çfarë rrezikon kërkuesi, rëndësia e asaj çfarë rrezikon kërkuesi;
  6. Praktikë gjyqësore;
  7. Diskutim.