Në zbatim të nenit 35 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, më datë 11.12.2024, bëri thirrjen për mbledhjen e Asamblesë së Kandidatëve për Magjistratë, me rend dite "Zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues nga radhët e kandidatëve për magjistratë”.
Pas thirrjes, anëtarët të cilët shfaqën interesin dhe u propozuan si kandidatë për anëtar në Këshillin Drejtues ishin:
- Z. Gjergj Mati, kandidat për gjyqtar në vitin e parë akademik 2024-2025;
- Znj. Drenica Demiraj, kandidate për gjyqtare në vitin e tretë akademik 2024-2025;
- Z. Embro Ahmetaj, kandidat për gjyqtar në vitin e tretë akademik 2024-2025;
- Znj. Masila Lulaj, kandidate për prokurore në vitin e tretë akademik 2024-2025.
Më datë 7.1.2025 u organizua mbledhja dhe votimi për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues nga radhët e kandidatëve për magjistratë.
Të pranishëm ishin 110 kandidatë për magjistratë.
Pas fjalës së mbajtur nga kandidatët për anëtar të Këshillit Drejtues, u zhvillua procesi i mbyllur (i fshehtë) i votimit.
Në përfundim të procesit të numërimit të votave, kandidiati fitues u shpall z. Gjergj Mati, kandidat në vitin e parë akademik 2024-2025.