Konferenca e Drejtorëve 2025

Me ftesë të Rrjetit Evropian për Trajnimet Gjyqësore - EJTN, Shkolla e Magjistraturës merr pjesë në Konferencën e Drejtorëve 2025, e cila këtë vit organizohet në bashkëpunim me Shkollën Kombëtare Franceze të Magjistraturës. Në këtë aktivitet, Shkolla përfaqësohet nga Z. Sokol Berberi, Pedagog i Brendshëm, përgjegjës për Programin e Formimit Fillestar.

Aktiviteti shënon 25 vjetorin e themelimit të Rrjetit Evropian për Trajnimet Gjyqësore, si një mundësi për të kremtuar një çerek shekulli angazhim ndaj trajnimeve profesionale në Evropë, duke ofruar një hapësirë kolektive për reflektim profesional të perspektivës në sferën e drejtësisë.