Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të Kreut V, neni 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si edhe Kreut VII të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve për konkursin e zhvilluar për lëvizje paralele njofton se:
Për pozicionin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor për Formimin Vazhdues”, kandidaturat e paraqitur brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 5.3.2024, janë znj.Blerina Demaj dhe Rudina Lila. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatet e mësipërme i plotësonin kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2(dy) kandidatura të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që janë:
- Znj. Blerina Demaj
- Znj.Rudina Lila
Për sa më sipër, njoftojmë se:
- intervista me gojë do të zhvillohet në datën 25.3.2024, ora 11.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.