NJOFTIM - SHPREHJE INTERESI PËR TË MARRË PJESË SI EKSPERT DHE LEHTËSUES NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS VITI AKADEMIK 2024-2025

Shkolla e Magjistraturës ka miratuar Programin Tematik të Formimit Vazhdues 2024-2027.

Ju mund të aplikoni për të marrë pjesë në rolin e ekspertit ose lehtësuesit duke shprehur interesin Tuaj sipas moduleve ose temave të trajnimit në Programin Tematik 2024-2027.

 

Jeni të lutur të përzgjidhni modulet dhe temat duke plotësuar formatin “Formular Aplikimi”.

 

E RËNDËSISHME: Aplikimet Tuaja mund ti dorëzoni me email në adresën ptv@magjistratura.edu.al; deri më datë 28 maj 2024.

Lutemi në respektimin e kësaj date për shkak të miratimit të Kalendarit të aktiviteteve trajnuese në datë 30 maj 2024 nga Këshilli Drejtues.

 

Jeni të lutur të mbani në vëmendje kriteret për të qenë ekspert dhe lehtësues.