TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E PROJEKTIT TË BINJAKËZIMIT

Sot, më datë 24 qershor 2024, Shkolla e Magjistraturës zhvilloi takimin e parë me përfaqësuesit e Shkollës Kombëtare të Magjistraturës së Francës, Qendrës së Studimeve Gjyqësore të Hollandës dhe Shkollës së Lartë të Magjistraturës së Italisë.
Këto institucione europiane të trajnimit gjyqësor do të asistojnë Shkollën e Magjistraturës, për një periudhë 2 vjeçare, në përmirësimin e provimit hyrës në Shkollë, në përmirësimin e Programit të Formimit Fillestar dhe atë Vazhdues.
Drejtori i Shkollës dhe stafi pedagogjik prezantuan prioritetet e Shkollës së Magjistraturës për vitet e ardhshme, idetë e tyre për ndryshim dhe sfidat e ndryshme me të cilat përballet kërkesa për cilësi të lartë profesionale në gjyqësor.
Edhe ky projekt është vijimësi e mbështetjes së vazhdueshme që Bashkimi Europian i jep Shkollës së Magjistraturës.