Agreements with International Partners

MARRËVESHJET E BASHKËPUNIMIT

Duke pasur në konsideratë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Institucioneve homologe në rajon është realizuar me sukses nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit reciprok me institucione të rëndësishme të edukimit ligjor si mekanizma të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe përmirësimit të funksionit ligjor të institucioneve reciproke.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve institucionet angazhohen të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit ndërmjet kandidatëve të formimit fillestar, që do të përfshijnë vizita studimore për t’u njohur me sistemin gjyqësor të vendit pritës, duke ndjekur leksione dhe vizita në institucionet përkatëse gjyqësore. Krahas kësaj do të bashkëpunohet për forcimin e kapaciteteve të të dy institucioneve nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, kurikulave të trajnimit, akteve të brendshme që rregullojnë sferën e veprimtarisë së të dy institucioneve.

Njëkohësisht do të realizohet shkëmbimi i njohurive praktike me qëllimin për të përmirësuar aftësitë profesionale të punonjësve të institucioneve për krijimin dhe zbatimin e kurikulave të trajnimit, dhe vlerësimin e efikasitetit në zbatimin e tyre praktik, hartimin dhe përmirësimin e kritereve dhe metodave efikase të vlerësimit të zbatimit të programeve të formimit fillestar dhe të vazhdueshëm etj.

 

MARRËVESHJET ME PARTNERËT NË VITE

  • 4.11.2003 – Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë për Trajnimin e Administratës Gjyqësore.
  • 2006 – Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Dytë të Napolit/Shkolla e Specializimeve për Profesionet Ligjore dhe Misionit Pameka.
  • 7.4.2010 – Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë së Maqedonisë për përmirësimin reciprok të profesionit ligjor si dhe çështje të funksionimit të të dy institucioneve.
  • 28.6.2010 – Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Gjyqësor të Kosovës për aspekte të ndryshme të zhvillimit të profesioneve ligjore dhe aktivitetit të të dy institucioneve.
  • 2.11.2010 – Memorandum Mirëkuptimi me UNICEF-in për zbatimin e programit të trajnimit për drejtësinë për të miturit për profesionistët e drejtësisë.
  • 9.2.2011 – Protokoll Bashkëpunimi me Shkollën Kombëtare Franceze të Magjistraturës për bashkëpunimin në aspekte të ndryshme të funksionimit akademik ndërmjet dy shkollave.
  • 10.2.2011 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Qendrën Rajonale të Mjedisit në Shqipëri për organizimin e kurseve të trajnimit për zbatimin e Konventës së Arhusit dhe Krimin Mjedisor me kandidatët për magjistratë në Shkollën e Magjistraturës.
  • Nëntor 2011 – Marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Franceze për organizimin e sesioneve trajnuese.
  • 16.11.2011 – Marrëveshje me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e “Ngritjes së Klinikës Ligjore dhe Kërkimore” në Shkollën e Magjistraturës.
  • 29.11.2011 – Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Utrecht-it në Holandë për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës.
  • 19.11.2011 – Memorandum Mirëkuptimi me Avokaturën e Shtetit për mbështetje në procesin e formimit vazhdues të avokatëve të shtetit.
  • 2.12.2011 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës.
  • 5.12.2011 - Marrëveshje Bashkëpunimi me Gjykatën e Lartë për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës.
  • 5.12.2011 - Marrëveshje Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës.
  • 21.1.2012 – Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën Shqiptare të Bankave për organizimin e aktiviteteve të trajnimit.
  • 27.3.2012 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Shkollën e Lartë Universitare Private Luarasi për bashkëpunim në fushën akademike për të kontribuar në procesin e formimit profesional të studentëve.
  • 9.5.2012 – Marrëveshje me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara UNWOMEN për Zbatimin e Projektit për Rritjen e Kapaciteteve në drejtim të Barazisë Gjinore.
  • 2011-2012 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme për Trajnimin Vazhdues të Oficerëve dhe Agjentëve të Policisë Gjyqësore.
  • 21.1.2013 – Memorandum Mirëkuptimi me Projektin e Assist Impact/USAID për zbatimin e programit të trajnimeve me tematikë “Falimentimin”.
  • Mars 2013 – Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Drejtësisë së Turqisë për bashkëpunimin në aspekte të ndryshme të aktivitetit akademik dhe administrativ të dy shkollave.
  • 11.3.2013 – Memorandum Mirëkuptimi me Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë për trajnimin e vazhduar të përmbaruesve gjyqësorë.
  • 30.4.2013 – Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor në rajon për Funksionimin e një Qendre Rajonale për Trajnimin Gjyqësor për Krimin Kibernetik.
  • 24.5.2013 – Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën AIRE, Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Avokatit të Shtetit, dhe Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë për forcimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së përpara gjykatave të brendshme në Shqipëri.
  • 29.5.2013 – Marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Britanik të Policisë për organizimin e sesioneve të trajnimit.
  • Nëntor 2013 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri për kualifikimin e kandidatëve në gjuhën angleze.
  • 27.11.2013 – Marrëveshje bashkëpunimi me Grupin Shqiptar për të Drejtat e Njeriut për organizimin e sesioneve trajnuese për gjyqtarët.
  • 12.3.2014 – Marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë.
  • 18.3.2014 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Shkollës së Lartë jopublike "Luarasi".  Bashkëpunimi në fushën akademike për të kontribuar në procesin e formimit profesional të studentëve".
  • 4.4.2014 – Memorandum bashkëpunimi me Save the Children dhe Fondacionin FZKPM në lidhje me organizimin e sesioneve trajnuese për drejtësinë restauruese.
  • 27.4.2015 – Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Europiane dhe Shkollës së Magjistraturës dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës me qëllim: "Ofrimi i asistencës për forcimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së përpara gjykatave të brendshme në Kosovë dhe Shqipëri".
  • 20.2.2019 - Marrëveshje bashkëpunimi mes SHM-së dhe Avokatit të Shtetit.
  • 15.5.2020 - Marrëveshje bashkëpunimi mes SHM-së dhe KE-së.
  • 17.12.2020 - Marrëveshje bashkëpunimi mes SHM-së dhe EURALIUS-it.
  • 31.5.2021 - Marrëveshje bashkëpunimi mes SHM-së dhe KE-së.
  • 23.3.2022 - Lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shkollën e Magjistraturës italiane dhe vijimi i mbështetjes për Shkollën e Magjistraturës në realizimin e aktiviteteve objekt i marrëveshjes dhe projektit.
  • 14.5.2015 - Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Institutit Kombëtar të Drejtësisë së Bullgarisë.
  • 10.11.2015 - Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e veprimtarisë së formimit profesional të punonjësve të administratës gjyqësore.
  • 6.7.2018 - Memorandum Mirëkuptimi me Akademinë e Sigurisë.
  • 20.2.2019 - Marrëveshje bashkëpunimi mes SHM-së dhe Avokatit të Shtetit.
  • 15.5.2020 - Marrëveshje bashkëpunimi mes SHM-së dhe KE-së.
  • 17.12.2020 - Marrëveshje bashkëpunimi mes SHM-së dhe EURALIUS-it.
  • 31.5.2021 - Marrëveshje bashkëpunimi mes SHM-së dhe KE-së.
  • 23.3.2022 - Lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shkollën e Magjistraturës Italiane dhe vijimi i mbështetjes për Shkollën e Magjistraturës në realizimin e aktiviteteve objekt i marrëveshjes dhe projektit.
  • 2.10.2022 - Memorandumi i Bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës.
  • 3.10.2022 - Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë.
  • 12.10.2022 - Memorandum Bashkëpunimi me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së Sigurisë për zbatimin e aktiviteteve të përmirësimit të kapaciteteve trajnuese në fushën e anti-trafikimit.
  • 2.12.2022 - Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së Sigurisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit”.
  • 23.05.2023 - Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së Multimedias dhe Filmit Marubi.