Mock trials in years

Me rastin e Ditës së Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës organizoi Gjyqin Imitues me temë: “Ndarja e Pasurisë Bashkëshortore”. Aktiviteti u zhvillua ditën e Premte, 8 Maj 2015, në Gjykatën e Lartë. Aktiviteti u realizua nga kandidatët e vitit të dytë të Trajnimit Fillestar në shkollë.

Në këtë aktivitet ftohen të marrin pjesë personalitete të Gjyqësorit dhe Drejtësisë si dhe përfaqësues të organeve drejtuese të Shkollës, si Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Drejtoria e Shkollës së Magjistraturës si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kombëtare të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare partnere të Shkollës së Magjistraturës.

Me rastin e Ditës së Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës organizoi Gjyqin Imitues me temë: “Korrupsioni. Shkelja e Barazisë në Tendera”. Aktiviteti u zhvillua ditën e Enjte, 9 Maj 2013, në Gjykatën e Lartë. Aktiviteti u realizua nga kandidatët e vitit të dytë të Trajnimit Fillestar në shkollë.

Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të Gjyqësorit dhe Drejtësisë si dhe përfaqësues të organeve drejtuese të Shkollës, si Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe  njëkohësisht Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Prokurori i Përgjithshëm, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Drejtoria e Shkollës së Magjistraturës si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kombëtare të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare partnere të Shkollës së Magjistraturës.

 

Momente gjate zhvillimit te gjyqit.