The legal framework

LIGJ

Nr. 115/2016 

 PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË 

 Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,  

 KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 

 VENDOSI: 

 PJESA I 

 KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 

 Neni 1

Objekti 

 Objekti i rregullimit të këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe rregullave në lidhje me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkollës së Magjistraturës. 

 Neni 2

Parimet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë 

 Sistemi i drejtësisë në Republikën e Shqipërisë qeveriset bazuar në parimet e pavarësisë, llogaridhënies, transparencës dhe të efiçencës. 

LIGJ

 Nr. 84/2016

 PËR RIVLERËSIMIN KALIMTAR  TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 Në mbështetje të neneve 81, 83, pika 1, dhe 179/b, pika 10, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 KREU 1

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni1

 Qëllimi

 Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të posaçme për rivlerësimin kalimtar të të gjithë subjekteve të rivlerësimit për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi, sipas parashikimeve të nenit 179/b të Kushtetutës.

LIGJ

Nr. 98/2016

PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 

Neni 1

 Objekti

 

           1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithshme dhe i rregullave në lidhje me:

            a) organizimin dhe funksionimin e sistemit të gjykatave në Republikën e Shqipërisë;

            b) kompetencat dhe madhësitë e gjykatave;

            c) organizimin e brendshëm të gjykatave;

            ç) funksionimin e administratës së gjykatës;

            d) statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë. 

            2. Ky ligj zbatohet për çdo gjykatë me juridiksion të përgjithshëm dhe gjykatë të posaçme të krijuar me ligj. Lexo më shumë...

LIGJ

Nr. 96/2016

PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 V E N D O S I:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

 Objekti i ligjit

  1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i statusit të magjistratëve, duke parashikuar rregulla në lidhje me:

               a) të drejtat dhe detyrimet e tyre; 

               b) pranimin dhe emërimin e tyre;

               c) zhvillimin e karrierës dhe mbarimin e mandatit të tyre;

               ç) vlerësimin etik dhe profesional të tyre;

               d) përgjegjësinë disiplinore, penale dhe civile të tyre;

2. Sipas parashikimeve të këtij ligji, statusi gëzohet ligjërisht nga një person që sapo emërohet në funksion dhe përfundon me mbarimin e statusit të magjistratit.

LIGJ 

Nr. 97/2016 

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË  NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 

 Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,  

K U V E N D I 

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 

V E N D O S I: 

KREU I 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 

Neni 1 

Objekti i ligjit 

 1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave në lidhje me:  a) organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë;  b) kushtet, kriteret dhe procedurat për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm;  c) marrëdhëniet e prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm me institucionet e tjera shtetërore, me subjekte të tjera publike ose private dhe me publikun;  ç) funksionimin e administratës së prokurorisë;   d) statusin e nëpunësve civilë të prokurorisë.   2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si dhe për prokuroritë e specializuara që krijohen me ligj të posaçëm, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në ligjet e posaçme.