Takimi i 7-të i Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit me Bashkimin Evropian

Sot u zhvillua në Shkollën e Magjistraturës, takimi i 7-të i Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit me Bashkimin Evropian “Forcimi i efikasitetit, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë duke përmirësuar kapacitetet e Shkollës Shqiptaretë Magjistraturës”.

Në takim u raportuan aktivitetet e kryera për përiudhën dhjetor 25 – shkurt 26, si dhe u bë prezantimi i Planit të Punës për muajt në vijim, prill-qershor 2026, për miratim nga ana e Komitetit Drejtues të projektit.

Drejtuesit e Projektit dhe ekspertët e shkollës dhe të projektit sipas komponentëve dhanë vlerësimin e tyre për progresin e arritur në formimin fillestar, formimin vazhdues dhe procesin e rekrutimit në shkollë.