Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, në mbledhjen e datës 25 mars 2024, vendosi të miratojë Strategjinë e Shkollës së Magjistraturës për vitet 2024-2028 dhe Planin e saj të Veprimit. Këto dokumenta strategjikë reflektojnë angazhimin e Shkollës për të kontribuar në cilësinë e drejtësisë në vend, në shërbim të interesit publik, dhe, njëkohësisht, në përmirësimin e kulturës ligjore dhe zhvillimin e shoqërisë në tërësi.