Sot, më datë 18 janar 2023, u nënshkrua nga z. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe z. Ulsi Manja në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit memorandumi i bashkëpunimit për trajnimin e koordinatorëve të strukturës antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë nga ekspertët e Shkollës së Magjistraturës.
Temat e veçanta të trajnimeve do të bëhen pjesë e Programit të Formimit Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës.