30/07/2024 - NJOFTIM PËR SHPALLJE VEND VAKANT

 NJOFTIM PËR SHPALLJE VEND VAKANT 

            Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë rishpall vakant vendin e 1 (një) pedagogu të brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.                                                                                                                                                       

Kriteret e përzgjedhjes për pozicionin e pedagogut të brendshëm janë përcaktuar në nenin 265 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës të miratuar nga Këshilli Drejtues. Kandidati për pedagog të brendshëm preferohet nga radhët e prokurorëve në detyrë.

 

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës, kërkesën e tyre dhe dokumentet bashkangjitur, brenda datës 6 shtator 2024.

 

 

                                           Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës