Përgjegjës i Sektorit të Formimit Vazhdues - Lloji i diplomës "Ekonomi", “Drejtësi” etj. Niveli minimal i diplomës "Master i Shkencave"
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- Përgjegjës i Sektorit të Formimit Vazhdues - Kategoria: III-1
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
23/2/2025
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
28/2/2025
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
NGRITJE NË DETYRË
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
Monitoron dhe ndjek realizimin e detyrave në bazë të Rregullores së Shkollës lidhur me Formimin Vazhdues, projektet dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët në zbatim të PFV;
- Kujdeset për njohjen e akteve dhe rregullave që kanë të bëjnë me Formimin Vazhdues, projektet dhe marrëdhëniet ndërkomëbtarët në zbatim të PFV për përmbushjen e procedurave objekt i fushës;
- Kontrollon respektimin e ligjit dhe të rregullave të funksionimit të brendshëm të sektorit, si dhe ndjek procedurat lidhur me ofrimin e shërbimit në zbatim të PFV;
- Ndjek dhe merr masat për kërkimin, përpunimin, ruajtjen, përdorimin dhe shkëmbimin e informacionit brenda dhe jashtë institucionit për çështje të organizimit të aktiviteteve të Formimit Vazhdues;
- Harton, planifikon programin vjetor për Sektorin në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Formimit Profesional;përgjegjësit përkatës
- Harton projektbuxhetin për parashikimin e fondeve financiare në kuadër të veprimtarisë vjetore të Formimit Vazhdues, dhe projekteve me partnerë ndërkombëtarë në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Formimit Profesional.
- Kujdeset për dokumentimin e të gjitha proceseve të punës së sektorit, në zbatim të Rregullores për gjurmët e auditit.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-1);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi
c-Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Duhet të ketë formim universitar
- Jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune.
- Preferohet të ketë përvojë në fushën akademike, specializime dhe formime të fushës, si në: ekonomi, menaxhim, drejtësi etj.
- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.).
- Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g - Dëshmi penaliteti (pranohen edhe dëshmitë e penalitetit të shkarkuara nga portali qeveritar e-albania);
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 23/2/2025
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 18/2/2025 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
- Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
- Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar: Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
2 | NGRITJA NË DETYRË |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 3/3/2025.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda njërës nga kategoritë III-2,III-3, IV-1, IV-2, IV-3, IV-4;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë".
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Duhet të ketë formim universitar
- Jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune.
- Preferohet të ketë përvojë në fushën akademike, specializime dhe formime të fushës, si në: ekonomi, menaxhim, drejtësi etj.
- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.).
- Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g - Dëshmi penaliteti (pranohen edhe dëshmitë e penalitetit të shkarkuara nga portali qeveritar e-albania);
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 28/2/2025
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 3/3/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
- Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
- Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe stendat e informimit të publikut, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data: 3/3/2025