03.06.2025 - Shpallje 1 (një) vend vakant - Përgjegjës pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit - Kategoria: III-1

SHPALLJE VETËM PËR NËPUNËS CIVILË, PËR LËVIZJE PARALELE, PËR NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

1  (një) vend vakant - Përgjegjës pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit - Kategoria: III-1

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

13/06/2025

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

18/06/2025

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË 

18/06/2025

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 

   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

a) Ndjek dhe zbaton rregullat e sigurisë së përpunimit dhe ruajtjes së informacionit; kujdeset për përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të institucionit, si dhe kujdeset për furnizimin me pajisjet e nevojshme të planifikuara më parë në buxhetin e institucionit, sipas propozimit të sektorëve dhe kërkesave të tyre për mbarëvajtjen e punës.

b) Përgjigjet për menaxhimin e pajisjeve teknologjike si: identifikimin e nevojave për personelin, trajnimin e fillestarëve, trajnimin e vazhduar etj. Ndjek e kontrollon, lidhjen dhe zbatimin e kontratave dhe shërbimeve të ofruara nga operatorë të ndryshëm për realizimin e plotësimit të nevojave të kërkuara.

c) Administron dhe menaxhon procesin e vlerësimit elektronik për fazën e parë të provimit të

pranimit nëpërmjet pajisjes Scantron, si dhe koordinon punën për realizimin eficent të etapave të tjera të provimit në aspektin e fushës teknologjike.

d) Administron dhe menaxhon procesin e provimeve që zhvillohen gjatë vitit akademik, për

sigurimin dhe mirëmbajtjen e bazës materiale logjistike për teknologjinë e informacionit si

laptop, pritntera si dhe regjistrimin e këtij procesi, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

e) Administron dhe menaxhon procesin e vlerësimit elektronik për fazën e parë të provimit të

pranimit nëpërmjet pajisjes Scantron, si dhe koordinon punën për realizimin eficent të etapave të tjera të provimit në aspektin e fushës teknologjike.

f) Harton dhe përpilon raporte të ndryshme dhe rregullore që kanë të bëjnë me teknologjinë e

informacionit; kontrollon të dhënat mbi përditësimin në faqen e internetit.

g) Kryen paraqitjen e parashikimit të investimeve për buxhetin vjetor, rakordimet me sektorin e financës dhe magazinën për pjesën e pajisjeve teknologjike.

h) Përpilimin e shkresave dhe dokumentacionit për përfitimin e shërbimeve të ndryshme qeveritare si dhe mbajtja e korrespondencës me institucionet bashkëpunuese qeveritare.

i) Ndjek vlerësimin periodik dhe atë përfundimtar të punonjësve në varësi. Ndjek zbatimin e

disiplinës dhe etikës në punë.

j) Riparon, formaton kompjuterat e punonjësve, kryen shërbimet dhe riparimet e printerave,

fotokopjeve.

k) Planifikon, instalon dhe koordinon me Sektorin e Formimit Fillestar për provimet vjetore të magjistratëve.

l) Përgjegjës administrimin dhe mirëmbajtjen e serverëve, që posedon Shkolla e Magjistraturës.

m) Harton, përditëson dhe respekton “Rregulloren për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në Shkollën e Magjistraturës”, “Rregulloren mbi parimet dhe rregullat e përgjithshme për sigurinë e informacionit në Shkollën e Magjistraturës” dhe Rregulloren për administrimin dhe menaxhimin e procesit të vlerësimit elektronik, të fazës së parë provimit të pranimit”, nëpërmjet pajisjes scan tron.

1LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 
 
1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III); 
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion dhe me përvojë menaxheriale. 

c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
 
1.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore; 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

i - Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;
j - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
k - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

l – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë protokollit  të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 13/06/2025

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 17/06/2025 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  7. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore;
  8. Ligji nr.10273, datë 29.04.2010, “Për dokumenin elektronik” (i ndryshuar);
  9. Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;
  10. Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  11. Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  12. Legjislacioni për krimin kibernetik (https://qti.al/wp-content/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);
  13. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
  14.  
1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar: Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2NGRITJA NE DETYRE

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 18/06/2025. 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë. 

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë: 
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda njërës nga kategoritë IV-1, IV-2, IV-3 ose IV-4; 
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë". 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion dhe me përvojë menaxheriale. 

c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.

2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore; 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

i - Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;
j - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
k - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

l – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë protokollit  të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 18/06/2025 

2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 20/06/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  7. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore;
  8. Ligji nr.10273, datë 29.04.2010, “Për dokumenin elektronik” (i ndryshuar);
  9. Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;
  10. Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  11. Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  12. Legjislacioni për krimin kibernetik (https://qti.al/wp-content/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);
  13. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. 
 
2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” 
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
 
2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe stendat e informimit të publikut, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:

- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;

- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data: 20/06/2025

3PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 20/06/2025. 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatë jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kriteret e veçanta.

3.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 
a - Të jetë shtetas shqiptar; 
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion dhe me përvojë menaxheriale. 

c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.

3.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore; 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë protokollit  të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit në shërbimin civil duhet të bëhet brenda datës: 18/06/2025 

3.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 20/06/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në shërbimin civil do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

3.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  7. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore;
  8. Ligji nr.10273, datë 29.04.2010, “Për dokumenin elektronik” (i ndryshuar);
  9. Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;
  10. Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  11. Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  12. Legjislacioni për krimin kibernetik (https://qti.al/wp-content/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);
  13. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. 

3.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” 
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

3.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe stendat e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe stendat e informimit të publikut, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure: