Takim me kandidatët për ndihmës ligjor të brezit 2024–2025

Kandidatët për ndihmës ligjor të brezit 2024–2025 u mirëpritën sot në mjediset e Shkollës së Magjistraturës, ku Drejtori i Shkollës iu uroi suksese në rrugëtimin e tyre profesional.

Gjatë këtij takimi, kandidatëve iu shpërndanë diplomat për përfundimin me sukses të programit të formimit fillestar. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ata rikujtuan eksperiencën e tyre si pjesë e këtij auditori dhe u motivuan për hapat e radhës në sistemin e drejtësisë.