Njoftohen të gjithë të interesuasit se, deri në datë 31 korrik 2024, kanë të drejtë të paraqesin në Shkollën e Magjistraturës, një kërkesë me shkrim për të botuar një tekst shkencor në fushën e të Drejtës Penale Ndërkombëtare/Europiane.
Përmbajtja dhe struktura e tekstit duhet të plotësojë të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, (neni 2 i Aneksit 15 i Rregullores së Botimeve të Tekseve Shkencore të Shkollës së Magjistraturës dhe Revistës “Jeta Juridike”), e aksesushme në faqen zyrtare: www.magjistratura.edu.al;
Kërkesa duhet të ketë të bashkangjitur një strukturë dhe përmbajtje të tekstit.
Pas përpunimit të kërkesave të paraqitura, Bordi i Redaktorëve do të vendos për punën shkencore që do të pranojë për botim.
Për vëmendjen Tuaj: Bordi i Redaktorëve merr në konsideratë eksperiencën e autorëve, gradën shkencore, marrëdhëniet me Shkollën e Magjistraturës, të rejat që sjell botimi e të tjera elemente të performancës, të miratuara nga ky Bord.